Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka rrëfyer jetën e tij.

Ai ka folur për periudhën e luftës, kur ishte vetëm 12 vjeçar.

Lushtaku ka treguar se për dy vite të tëra nuk e ka takuar babain e tij dhe se “në takimin e parë pas çlirimit të vendit janë takuar në aeroportin e Tiranës.

Takimi ka qenë shumë emocional, por njëri nga fëmijët nuk e ka njohur të atin pasi nuk e ka parë për një kohë të gjatë”.

Deputeti në rrëfimin për Insajderin ka shprehur admirimin e tij për të atin, duke thënë se e ka model në jetë.