Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një videoje të postuar në mediat sociale ka prezantuar pesë gjërat më të rëndësishme në zyrën e tij.

Për liderin e PDK-së, e para është një fotografi familjare, që e thotë se e ka frymëzim të përditshëm në angazhimin e tij, pasuar nga stema e UÇK-së dhe Deklarata e Pavarësisë, të cilën Krasniqi e ka nënshkruar si deputet në moshën 28 vjeçare.

Në zyrën e Memli Krasniqit gjenden edhe skulptura të vogla të figurave kombëtare: Skenderbeut, Isa Boletinit, Nënë Terezës dhe Adem Jasharit, si dhe fotografia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“E fundit, por jo më pak e rëndësishme. Është programi ynë qeverisës për katër vitet e ardhshme. Me këtë program dhe kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën, Kosova mundet ma mirë!”, ka thënë Krasniqi.

https://www.facebook.com/share/r/1Qq5EUou8c