Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci ia ka punësuar gruan hetuesit që po i hetonte rastet korruptive në ministrinë e tij.
Sipas Mehmetajt, Pajtim Kllokoqi ka qenë hetuesi kryesor i hetimit të korrupsionit në Ministrinë e Bujqësisë nga Policia e Kosovës si Hetues në Sektorin për Hetimin e Korrupsionit.
Dhe sipas tij, gruaja e hetuesit, Shqipe Krasniqi-Kllokoqi punësohet në Ministrinë e Bujqësisë, në Agjencinë Pyjore të Kosovës si Zyrtare për Buxhet dhe Financa.
Për këto Mehmetaj ka publikuar edhe dokumente.
Postimi i plotë i Lirim Mehmetajt.
Faton Peci ia punëson gruan hetuesit që po hetonte rastet korruptive në ministrinë e tij – Dokumentet
Kreativiteti i Faton Pecit nuk ka të ndalur dhe rreshtimi i Albin Kurtit fuqishëm pas tij, ia ka hapur atij gurmazin për të vazhduar barbaritetin e paparë në keqpërdorim dhe sakatim të parasë publike.
Pajtim Kllokoqi ka qenë hetuesi kryesor i hetimit të korrupsionit në Ministrinë e Bujqësisë nga Policia e Kosovës si Hetues në Sektorin për Hetiin e Korrupsionit. (Shih dokumentin)
Në një rast të padëgjuar në Kosovë, gruaja e tij, Shqipe Krasniqi-Kllokoqi punësohet në Ministrinë e Bujqësisë, në Agjencinë Pyjore të Kosovës si Zyrtare për Buxhet dhe Financa. (Shih dokumentin)
Tashmë është bërë e zakonshme të dëgjohen raste që shikojnë mendjen nga imagjinata dhe ekzekutimi kriminal i Faton Pecit, por po e ndaj këtë me ju, sepse diçka të tillë unë më herët nuk kam parë.