Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë në Kosovë.

E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se mbi 1 mijë e 600 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 38 aksidente, 14 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 24 vetëm me dëme materiale.