Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, po vazhdon trajtimin në repartin e Kardiologjisë në QKUK, pas një problemi që kishte në zemër.

Lulzim Jashari është shtrirë në këtë repart gjatë vikendit dhe i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër për shkak të disa komplikimeve. Burime të sigurta të PortalitMagazina.com bëjnë me dije se Lulit i është vendosur një stendë në zemër dhe gjendja shendetesore e tij tash është e mirë.

Marketing

Por eshtë një vendim i udhëheqjes së spitalit që ia kanë përcjellë edhe drejtorisë qendrore që të mos japin informacione të detajuara për rastin e djalit të Komandantit Legjendar.

Ajo që vlen të theksohet dhe vlerësohet është vendimi i Lulzim Jasharit, që trajtimin ta bëjë në institucion shëndetësor publik dhe jo atë privat. PortaliMgazina.com