Po thuaj që secili komandant i UCK-së, ka pasur një nofkë më të cilën është identifikuar në përpjekje për të mos rënë në gjurmë të armikut.

Shumë prej këtyre pseudonimeve janë vënë nga Lahi Brahimaj, për shkak se kulla e tij në Jabllanicë ka qenë streha me e sigurte e komandantëve të luftës.

Në një intervistë “n’Kohë”, Brahimaj ka treguar historitë interesante se si e pagëzoi Kadri Veselin me nofkën – Luli, Bakim Haxhiun – Kamishi, Rexhep Selimin – Agroni, Shukru Bujen – Gazetari apo Adem Grabovcin – Komisari.
“Kryesisht ata që kanë ardhë transit unë ua kam propozu ka një emër. Psh, Rexhep Selimit ia kam ngjitë Agron sepse ka qenë një dajë i nanës e ka pas emrin Agron edhe kur pyetshin, kush është ky (për Rexhen) u thojsha Agroni. Katuni e dishin që daja e ka emrin Agron, por fizikisht se ka njoftë kurrkush”, ka treguar Brahimaj.

Po ashtu Brahimaj, ka treguar historinë se si u mbetën nofkat komandantëve të tjerë.

“Atë natw Shukru Buja erdhi bashkë me Fehmi Lladrovcin dhe folshin se si gazetarët munden me ba intervista me komandantë, çka mujnë më thanë, çka është mirë, çka nuk është. Dhe ne i tham hajt merre rolin e gazetarit dhe i mbet emri “Gazetari”. Ademi na folke me shumë për politikë dhe i mbeti “Komisari”. Në atë kohë, tek filmat e Enver Hoxhës, komisarët kryesisht folshin bukur. Te Bekim Haxhiu; erdh një grup për me shku për Shqipëri, por ai ish lëndu edhe e pamë pengesë edhe për grupin që ai me shku dhe thash pse nuk rri ti këtu? Deri të kthehen ata, ty të shërohet kama. Me shoqëronte nëpër vizita kur i kisha nëpër njësitë nëpër fshatra, pinte cigare me kamish. Njani me pyeti si e ka emrin? Ky pinte cigare me Kamish, i thash ky është Kamishi. Me gjasë i pëlqeu edhe atij dhe i mbet Kamishi dhe as në Drenicë nuk e ka ndryshua”, ka rrëfyer Lahi Brahimaj histori interesante që nuk janë dëgjuar më herët.

https://fb.watch/wMkoqD3Zw9/