Disa orë pasi mirëpriti Albin Kurtin dhe kandidatët e LVV-së për deputetë në Drenas, Ramiz Lladrovci bëri një veprim, mbasë për ta justifikuar atë që përkrahësit e PDK-së e cilësuan si gabim të madh.
Kryetari i Drenasit nga radhët e PDK-së, thirri në mbrëmje takim me strukturat e partisë brenda selisë së PDK-së. Por figurat qëndrore të partisë që janë edhe kandidatë për deputetë nga kjo komunë, nuk shkuan në këtë takim, shkruan PortaliMagazina.com
Kështu që Lladrovci e mbajti takimin me vetëm dy kandidatë për deputetë dhe bashkëpunëtorë të tij. Aty mungoi, Ferat Shala, Fadil Demaku, Petrit Hajdari dhe të tjerë.
Sido që të jetë Lladrovci u mundua ta imponoi si një takim që ka për qëllim forcimin e PDK-së dhe mbështetjen për Bedri Hamzën.
Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:
Pas një viti shumë të suksesshëm, shpalljen e Drenasit për herë të gjashtë kampion të performancës në nivel nacional dhe arritjet në degë gjatë vitit 2024, patëm një takim në Seli me strukturat e Degës së PDK-së dhe Shtabin zgjedhor.
Nga të pranishmit kërkova mobilizim të plotë për zgjedhjet qendrore dhe si bastion, të dalim faqebardhë, t’i fitojmë zgjedhjet me Bedri Hamzën kryeministër me dhjetë deputetë nga Drenasi.
Kosova mundet ma mirë!
Bedri Hamza kryeministër!