Para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, për mediat ka folur edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai nuk ka treguar nëse do të votoj pro formimin të Qeverisë.

“Konstituiohet Kuvendi sipas procedurave. Besoj që është ajo që e presin qytetarët e Kosovës dhe të fillojë puna”, deklaroi ai para mediave.

Gjatë ditëve të kaluara, u raportua se ka një përafrim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismas Socialdemokratike.

Nisma këtë legjislaturë ka arritur që t’i sigurojë tre mandate nga koalicioni me AAK-në