Dega e LDK-së, në Klinë është takuar sonte për t’u bërë gati për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryesia e degës është e fokusuar në mobilizimin e anëtarësisë dhe në mbështetje të dy kandidatëve për deputet, Alban Rraci dhe Arben Limani. “Sonte, nën udhëheqjen e Kryetarit të Degës së LDK-së në Klinë, Alban Rraci, u mbajt një takim me strukturat e degës, ku u diskutuan përgatitjet për zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit. Kryesia u fokusua në mobilizimin e anëtarësisë dhe në mbështetjen e fuqishme për dy kandidatët për deputetë, Alban Rraci dhe Arben Limani”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kjo parti sic thuhet në njoftim, është e bashkuar dhe me energji për të qenë forca kryesore politike në vend.

“LDK-ja në Klinë është e bashkuar dhe plot energji për të qenë forca kryesore e ndryshimit në këto zgjedhje. Besimi në vizionin e Lumir Abdixhikut dhe në ekipin tonë është një garanci për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Klinës dhe të gjithë Kosovës”, njofton LDK-ja.