Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka konstatuar se RTK ka bërë shkelje të etikës, kur ka transmetuar lajmin ku citohet raportimi i Slobodna Bosnës.

Në atë raportim, mediat Nacionale dhe Periskopi akuzoheshin se paguhen nga Serbia.

Sipas KPM-së, RTK-ja ka bërë raportim të pa mbështetur në fakte, vetëm me një burim, dhe në mënyrë të njëanshme.

“KPM ka analizuar ankesën dhe përgjigjen e palës përgjegjëse dhe bazuar në raportin e monitorimit të datës 16 gusht 2024 ka gjetur se pala përgjegjëse gjatë transmetimit të edicionit qendror të lajmeve ka transmetuar një lajm i cili nuk mbështetet në fakte, por vetëm në një burim mediatik (Slobodna Bosna), duke dështuar të marrë edhe qëndrimin e palëve tjera të përfshira në kontekst, fakt ky i cili ka rezultuar me transmetimin e lajmit në mënyrë të njëanshme”, thuhet në vendim.