Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh mbrëmë pas mesnatës në fshatin e Vjetër në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e aksidentit ka vdekur një grua. Siç merr vesh Gazeta Sinjali ajo është, Valbona Maliqi, 49-vjeçe.
Burimet bëjnë me disa se Maliqi ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, si pasojë e lëndimeve të marra.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Golf dhe një BMW.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe katër persona, të cilët kanë kërkuar po ashtu trajtim mjekësor.
Policia dhe prokuroria janë duke vazhduar hetime për aksidentin.
