Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, është takuar me djemtë e heroit, Selajdin Mulla Abazi – Mici.
Brahimaj ka thënë se në sytë e fëmijëve të dëshmorëve sheh shkëlqimin e atyre që dhanë gjithçka për këtë liri që gëzojmë sot.
“Kur shoh bijtë e dëshmorëve, shoh në sytë e tyre shkëlqimin e atyre që dhanë gjithçka për këtë liri që gëzojmë sot. Shumë emocione teksa përqafoja djemtë e heroit të pathyeshëm, Selajdin Mulla Abazi – Mici. Ata janë rritur me dinjitetin dhe krenarinë që u la trashëgim baba i tyre. Më kujtohet si sot takimi i fundit me Micin, atë burrë që ishte shembull i trimërisë. Lavdi të përjetshme heroit Selajdin Mulla Abazi – Mici! Djemtë e tij sot janë dëshmia më e mirë e traditës liridashëse që shqiptarët e kanë përcjellë ndër breza”, thuhet në postimin e Brahimajt.