Kandidatati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj ka drejtuar kritika ndaj ministrit të Mbrotjes, Ejup Maqedonci.

Brahimaj ka kritikuar Maqedoncin për gjendjen e ushtrisë, ndërsa tha se tërë kohën po i ‘frikëson’ se ‘lufta po nis’ në vend se ti motivoj ata.

“Ministri Maqedonci në vend se të kryejë punën e vet, ka marrë hov në shpërndarje të panikut e konfuzionit. Kjo nuk është politikë që pritet nga Ministri i Mbrojtjes. Një Ministër që tërë kohën i “tregon” ushtarëve që “lufta po nis’”.

“Ushtarët që i ka lënë të uritur e me pasulin sekret shtetëror, tash as nuk i besojnë këtij Ministri llafazan, as nuk e kuptojnë këtë frikë maksimale të tij”, ka shkraur Brahimaj.

Ai ka përmendur edhe rastin e Ukrainës, ku ministri atje i jep shpresë ushtarëve në vend të frikës.

“Paramendojeni, Ukraina është në luftë të tmerrshme me Rusinë që gati 3 vjet dhe Ministri atje i jep shpresë ushtarëve. Nuk frikësohet lidershipi kështu sikurse po bën ky i joni!”, ka shkruar Brahimaj./ Zëri