Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Lahi Brahimaj, ka bërë homazhe para statujës së Zahir Pajazitit në Prishtinë, në 28-vjetorin e rënies së tij dhe të Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut.
Brahimaj ka shkruar se “sot më kthehen kujtimet e takimeve të para me Zahirin, në ditët kur po hidhnim themelet e organizimit tonë të shenjtë për liri”.
Postimi i plotë:
Sot më kthehen kujtimet e takimeve të para me Zahirin, në ditët kur po hidhnim themelet e organizimit tonë të shenjtë për liri.
28 vjet më parë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu janë shndërruar në pishtarë të pathyeshëm të lirisë sonë. Me guximin dhe vendosmërinë e tyre, na treguan rrugën e vetëmohimit për Atdhe.
E kemi për detyrë të mbrojmë e të çojmë përpara idealet për të cilat ata flijuan jetën. Lavdi e përjetshme!