Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Valdrin Salihut, i cili dyshohet për vrasjen e ndodhur dje në Mitrovicë.

Policia, me autorizim të prokurorit, ia ka publikuar identitetin dhe fotografinë e Salihut, që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e djeshme.

“Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dje në mesditë ka ndodhur një vrasje në Mitrovicë, ku policia tha se në vend të ngjarjes ka gjetur gjatë gëzhoja, teksa viktima ka vdekur në QKUK, pasi s’mundi të ju mbijetojë plagëve.