Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klinë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të vrarë, raporton Sinjali.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti – Adriani rreth 21 vjeçar nga fshati Jashanicë.
Fillimisht u raportua se nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vdekur dhe një i një tjetër i plagosur.
Por, Sinjali mëson se tashmë ka ndërruar jetë edhe personi i plagosur, i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim mjekësor.
Ai nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Lajmi në lidhje me këtë ngjarje tragjike është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.