Shumica e njohin me emër dhe mbiemër dhe sukseset e tij në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Por pak e dinë për origjinën e kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së, me numrin 20 në listë.
I doktoruar në ekonomi, Berat Rukiqi, është me prejardhje nga fshati Verbofc i Drenasit. Ndonëse ai ka lindur në Prishtinë, është i lidhur shumë me rrënjët prej nga vjen. Në jetë ka një synim që buron nga një porosi e gjyshit të tij. “Ka qenë porosi e gjyshit tim, me kry punën dhe me dal faqebardhë”, kujton Rukiqi këtë thënie gjatë intervistës në Infokus.
Djali nga Drenica që magjistroi në Bruksel për Politikat Publike vendosi t’i bashkohet LDK-së, për ta jetësuar projektin “Rruga e Re”, me të cilën program partia e Lumir Abdixhikut synon ta qeveris Kosovën pas 9 shkurtit.
Ligjërues i ekonomisë që vazhdon studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës, me mbështetjen e Abdixhikut të LDK-së i është futur garës për deputet në zgjedhjet nacionale.
“Berati me gjithë bagazhin e tij intelektual e profesional do t’i japë vlerë projektit tonë politik. Ai i njeh mirë të gjitha sfidat e sektorit privat, sikurse dhe njeh mirë domosdoshmërinë e kohës për një ambient që ankoron vendin tonë në stade të reja zhvillimore. LDK është e lumtur që – si adresë e vetme e njerëzve profesionistë – po shton radhët e veta secilën ditë”, ka thënë Abdixhiku për Rukiqin.
Ai që dikur ishte në krye të Odës Ekonomike të Kosovës, ka alarmuar për kolapsin ekonomik që sipas tij vendin po e dërgon qeveria Kurti, por shpresa për të ndryshuar varet, sic ka thënë ai, tek fitorja e LDK-së.
Kandidati për numër në 20 i bindur fort në LDK-së, pret që partia e tij ta marr udhëheqjen e qeverisë pas përfundimit të zgjedhjeve. “Ne jemi në garë për t’i fituar zgjedhjet dhe jemi në rrugë të mira për të fituar”, ka thanë në një intervistë në Infokus. Portalimagazina.com