Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk paraqitur në Prokurorinë Speciale, në të cilën ishte i ftuar që të paraqitej orën në 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.
Lajmin e konfirmoi Liridona Kozmai zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
“Prokuroria Speciale përmes thirrjes së rregullt e ka ftuar kryeministrin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit për një rast penal, që kjo Prokurori e ka në hetim. Sot, nga kabineti i Qeverisë së Kurtit, Prokuroria Speciale është informuar se Kurti gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale Prokuroria Speciale konform legjislacionit në fuqi do ta përgatis një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër”, tha Kozmaqi.