Prishtinë-Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës së sotme ka folur lidhur me thirrjen e Prokurorisë Speciale për intervistim si dëshmitar, duke thënë se pret që intervistimi të kryhet në Kryeministri.
Ai shtoi se datat dhe rastet nuk i ka të qarta, megjithatë sipas tij, praktika të tilla të intervistimit ka pasur edhe më parë.
“Ekziston komunikimi midis Kryeministrisë dhe Prokurorisë dhe nuk mund të merrem paradite, pasdite, përditë me këtë çështje, unë do të merrem atëherë kur të vijnë në Kryeministri të më intervistojnë si dëshmitar, jam i hapur, jam i gatshëm, jam i vullnetshëm e i interesuar që në kryeministri ta japë deklaratën time si dëshmitar siç kanë kërkuar”, tha Kurti
Ai tha se meqë sipas tij intervistomi në të kaluar është bërë në kryeministri ka ofruar disa orare kur kjo do të mund të bëhej.
“Meqenëse kjo gjë është bërë edhe në të kaluarën dhe ekzistojnë konfirmimet për këtë edhe në kryeministri, atëherë unë kam ofruar disa orare kur kjo do të mund të bëhej dhe po pres për të dëshmuar, jo për të deklaruar mbi dëshminë që nuk po ndodh. Prokuroria e di shumë mirë se për çfarë rastesh bëhet fjalë. Datat dhe rastet nuk është se i kam shumë të qarta. Prokuroria e di më mirë se ne të gjithë se bashku”, ka thënë Kurti