Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar ta mbron shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Në tubimin e VV-së me gratë dhe vajzat, ai ka thënë se kritikat ndaj deputetes sw VV-ja kanë ardhur nga disa “burreca”. Duke i komentuar audio-incizimet e bisedës telefonike të Kusari-Lilës me kriminelin Milan Radoiçiq, ai ka thënë se ky material ka qenë.

Sipas tij, materiali në fjalë është nxjerr nga Lista Serbe.

“Mimoza Kusari-Lila ka një energji të pashtershme, disiplinë të ashpër e karakter të fort. Nëse nuk e keni ditur për arsyeje të panjohura për mua, tash e dini që të gjitha. Dhe jo për shkak se po e them unë, por për shkak se ajo e ka dëshmuar në vitin e fundit teksa luftonte me kancerin e në publik sulmohej dëshpërimisht nga disa burra. Nga disa burra, nga disa burreca, nga disa bubrreca, të cilët me materiale të montuar, të çmontuara e të rimontuara që ua kishin dhënë miqtë nga Lista Serbe, sulmonin kryetaren tonë Mimoza Kusari-Lila”, ka thënë Kurti.