Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka bërë me dije se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP rreth certifikimit të Listës Serbe.
Kurteshi në “Rtv 21” citohet të ketë thënë se kjo do të ishte e kotë, pasi edhe “Gjykata do të vendoste në favor të Listës Serbe me arsyetimin e njëjtë”.
Tutje, zyrtari i VV-së ka shtuar se kurdo që të jetë në rend dite certifikimi, do të votojnë sërish kundër.
“Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimintonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-së është i punuar sipas atij parimi “me letra krejt në rregull”
“Kemi një varg faktesh dhe dëshmi që Lista Serbe është pjesë e organziatave tërroriste, kanë bërë veprime terroriste dhe vazhdojnë të bëjnë.” – citohet se ka thënë ai.