Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi është paraqitur sot në Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale rreth deklaratave që i ka dhënë në lidhje me rastin e Astrit Deharit gjatë konferencës për media të hënën e 12 gushtit.

Pas intervistimit, është deklaruar Kurteshi i cili tha se pyetjet ndaj tij kanë qenë në lidhje me deklaratat e tij më 12 gusht në konferencë për media.

“Pytjet kanë qenë në lidhje me deklaratat dhe me pronocncimin tim më 12 guhst në konferencën për media që kemi pas para Prokurorisë Speciale,” tha Kurteshi.

Kurteshi shtoi se ka qenë një paragraf që është lëshuar në komunikatën për media nga Lëvizja Vetëvendosje që ka të bëjë “me impilkimin dhe urdhrat e dhëna nga maja e shtetit për Institucionet e Drejtësisë dhe sigurisë në Republikën e Kosovës”

“Ka qenë një paragraf i përdorur në konferencën për media dhe komunikatën e lëshuar nga Vetëvendosja që ka të bëjë me impilkimin dhe urdhrat e dhëna nga maja e shtetit për Institucionet e Drejtësisë dhe sigurisë në republikën e Kosovës, thelbi i pytjeve the i çështjes ka qenë ai sot dhe unë jam përgjigjur në pytjet që i kanë pasur për intervistën,” shtoi Kurteshi.

Teksa thotë se deklaratave të dhëna do iu qëndrojë pas.

“Natyrisht që unë kam deklaruar që unë qëndroj pranë cdo fjale dhe fjalie të shkruar në komunikatën e shpërndarë dhe pranë çdo fjale që kam deklaruar në konferencën për media