Kriza e energjisë, më saktësisht reduktimet e shpeshta të saj në qytetet e ndryshme të Kosovës, po vazhdon ende, duke vështirësuar kësisoj jetën e qytetarëve.
Pikërisht për këtë problematikë të madhe, për Gazetën Express, qytetarët kanë bërë të ditur se në Gjilan, në lagjen Arbëria të këtij qyteti, e cila përbëhet prej më shumë se 150 banorëve, janë përballur me reduktime të rrymës deri 12 orë.
Po ashtu, për Express është bërë e ditur se për shkak të reduktimeve të rrymës, ‘‘çdo gjë ka dalë nga funksionimi’’.
Pos kësaj, këtyre banorëve të kësaj lagjeje, ashtu siç i është thënë Express-it, askush s’u ka dalë në ndihmë.