Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë të 18-vjeçares, Marigona Osmani, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Kryetari i trupit gjykues gjatë shqiptimit të dënimit, tha se atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 24 gusht 2021.

Ndërsa, Arbër Sejdiu, i akuzuar për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë’, është dënuar me 15 vite burgim, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 22 gusht 2021.