Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në tubimin e kësaj partie në hapjen e fushatës zgjedhore ka përshëndetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjenden në Hagë.
Nga salla “1 Tetori” Krasniqi ka thënë se e din që të gjithëve ata ju mungojnë, por ai bëri një premtim duke thënë se Kosovën do ta bëjnë më të mirë.
“Partia Demokratike e Kosovës është e pathyeshme, PDK është testament i qëndrueshmërisë dhe guximit, por edhe I adaptimit dhe ndryshimit për të mirën e vendit, është testament I punës dhe sukseseve edhe për këtë dëshmojnë të arriturat historike të vendit tonë, të cilat mbajnë vulën e kontributit të partisë tonë edhe si nderim për ADN-në e saj, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sonte nga këtu të gjithë së bashku i nderojmë edhe i përshëndesim udhëheqësit dhe themeluesit e UCK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.” – ka thënë Krasniqi, ku simpatizantët kanë vazhduar duke thirrur Thaçi dhe Kadria.
“I përshëndesim duke e ditur se edhe sot e kësaj dite po e zhvillojnë betejën e fundit për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit tonë edhe edi se sikur mua edhe ju mungojnë secilit prej jush dhe mezi po e presim rikthimin e tyre në Kosovë. Por deri atëherë le t’ia bëjmë një premtim Kosovën do ta bëjmë më të mirë, sepse kjo është që ne e bëjmë dhe e bëjmë gjithmonë.” – ka thënë ndër të tjera Krasniqi.