Hapja e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës nisi me fjalim nga kreut kësaj partie, Memli Krasniqi.

Krasniqi në fjalimin e tij tha që nga sot kanë filluar për të festuar dhe ky festim do të përmbyllet më 9 shkurt.

Në fjalimin e tij Krasniqi përshëndeti edhe djalin e ish-presidentit Hashim Thaçit, Endrit Thacin si edhe familjarët e ish-kryetarit, Kadri Veselit si edhe ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit.

“Pas një muaji do ta zgjedhim një kuvend të ri, e pas një muaji Kosova do ta ketë një qeveri të re që ju qytetarët do ta përcaktoni. Unë jam I bindur se ky do të jetë rezultati I këtyre zgjedhjeve, një qeveri tjetër, një qeveri e re, jam I bindur sepse së bashku me shumicën dërrmuese të qytetarëve tanë, besojë se Kosova meriton dhe mundet ma mirë. Vesojë në një Kosovë ma mirë, ku çdo qytetarët mund të jetojë me dinjitet, me krenari dhe me më shumë mundësi. Kjo Kosovë ma e mirë është e mundshme. Një Kosovë më e mirë është ajo të cilët do ta bëjë Bedri Hamza me ekipin e Partisë Demokratike të Kosovës.” – ka thënë Krasniqi.