Personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është konfirmuar se është Faton Hajrizi.

Trupi i tij gjendet në morgun e Lloznicës.

Konfirmimi është bërë pas analizimit të materialit të marrë nga strishoja e nënës së Fatonit, ka shkruar Koha.

Në morgun e Lloznicës aktualisht gjendet avokati i autorizuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, i cili është duke u marrë me procedurat e tërheqjes së trupit dhe transportimit në Kosovë.