Kompania e tij, “Happy sh.p.k., është shpallur për të tretin vit radhazi “Eksportuesi i Vitit 2024”, nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Alban Rraci që është udhëheqës I kësaj kompanie kosovare, ka thënë se kjo fitore është rezultat i punës së safit.

“Jam jashtëzakonisht krenar për këtë arritje! Ky çmim është rezultat i përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit tonë dhe vizionit për t’i dhënë Kosovës zërin që meriton në tregjet ndërkombëtare”, theksoi Rraci.

Happy sh.p.k., sic ka thënë Rraci, nuk është thjesht një kompani. “Ajo është një ambasadore e kreativitetit, inovacionit dhe cilësisë nga Kosova, që tregon se ëndrrat nuk kanë kufij”, ka thënë Rraci.