Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj ka thënë se kjo parti nuk të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti opozitare. Ndërsa i pyetur nëse do të ketë ndonjë koalicion parazgjedhor me Alternativën dhe Listën Guxo,
Rexhaj tha se për këtë do të vendos kryetari i partisë, por që beson se Alternativa dhe Guxo do të jenë në listë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk e di në aspektin teknik si do të ndodh por ne jemi me Listën Guxo dhe dhe Alternativën e znj. Kusari Lila, sigurisht që do të shkojmë se bashku me këto subjekte politike por në aspektin teknik se si do jetë do të vendosin subjektet politike. LVV është subjekt i cili do t’i hyjë garës por pa ndonjë koalicion të këtyre partive të cilat mund të aludojnë. Në aspektin teknik është cështje e kryetarit të subjektit politik unë besoj se (Alternativa dhe Guxo) do të jenë në listen tonë”, tha Rexhaj për rtv21.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ditë më parë ka thënë se janë të interesuar që të ketë koalicion zyrtar parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kusari-Lila e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvend ka treguar se ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti, por që ende s’kanë marrë një përgjigje konkrete.
Nesër përfundon afati për deklarim të koalicioneve në KQZ