Kur t’ju shfaqen aknet, zgjidhja më e mirë është që të shkoni te dermatologu
Një nga shqetësimet më të shpeshta të adoleshencës janë problemet me lëkurën apo puçrrat e shtuara.
Dermatologët zakonisht nuk i këshillojnë pacientët që vetë t’i rregullojnë puçrrat, por të shkojnë te eksperti.
Mirëpo, nëse patjetër duhet ta bëni vetë, ndiqni këto veprime në mënyrë që t’i ndrydhni në mënyrë të sigurt.
E para, prisni që puçrra “të piqet”, përkatësisht të shfaqet maja e bardhë. Kjo është shenjë që qelbi është afër sipërfaqes, gjë që lehtëson eliminimin.
Pastaj, sterilizoni gjilpërën. Pastrojeni me alkool pjesën në të cilën gjendet puçrra. Kështu do të mbysni bakteret të cilat do të mund të përkeqësojnë infeksionin, transmeton Telegrafi.
Përdorni gjilpërën për të shpuar majën e puçrrës, pastaj vendosni tampon pambuku afër puçrrës.
Butësisht ndrydheni duke përdorur tufere, assesi me duar mos e bëni këtë gjë.
Kujdes: shtrydhja e puçrrës mund të lërë vraga.
Dermatologët madje edhe nuk rekomandojnë që ta bëni këtë vetë. Nëse keni akne, konsultohuni me dermatologun për opsionet më të mira të shërimit.
Një hap tjetër shumë i rëndësishëm për parandalimin ose qetësimin e tyre fillon edhe nga ndryshimet në jetën e përditshme.