Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë me dije se me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet për korrupsion, ka pasur raporte kolegiale.

Në dëshminë e ministres para prokurorisë, të cilët sot e ka publikuar “Betimi për Drejtësi”, ajo ka treguar se e kanë pasur një grup jo formal në WhatsApp ku ka qenë kryeministri Kurtij, Nagip Krasniqi dhe Dejona Mihali.

Para prokurorë, Rizvanolli ka thënë se si e kanë subvencionuar KEK-un me qëllim të ruajtjes së sigurisë së furnizimit me çmim të përballueshëm për qytetarët.

“Sa i përket dështimeve apo daljes jashtë funksionit të kaldasë së bllokut A5 nuk i kujtohet nëse ka pasur dështime në realizimin e remontit por probleme me zingjirin e furnizimit pastaj procese tjera ofertuese të cilat janë kryer gjatë vitit 2023, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore energjinë të cilën nuk e prodhojnë e sigurojnë përmes importit. Gjatë periudhës kur blloku A5 ka qenë jashtë funksionit, Qeveria në një pjesë të kohës e ka subvencionuar blerjen e energjisë, ndërsa lidhur me procedurat e tenderimit nuk ka pasur njohuri dhe nuk i kujtohet nëse është njoftuar se kompania ‘’Litëin S.A’’ fillimisht ishte shpallur e papërgjegjshme e pastaj është ftuar në negociata me procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë”, citohet në aktakuzë.

Ajo ka treguar se subvencionimi nga ana e Qeverisë është realizohet sipas vendimeve të ekzekutivit.

“Komunikime kishte pasur në një grup në WhatsApp jo vetëm me kryeshefin Nagip Krasniqi por edhe me persona tjerë zyrtar si Kryeministri, zv. Kryeministri dhe personat tjerë zyrtar. Ndërkaq, lidhur me përfshirjen e personit jo zyrtar në këto komunikime thekson se mund të ketë qenë edhe Dejona në atë grup dhe se grupi ka qenë joformal ndërsa Dejona ishte e përfshirë si koordinatore e komiteteve profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje dhe si njohëse e politikave të Lëvizjes Vetëvendosje për energji”, citohet të ketë thënë ajo.