Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që dyshohet se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej, shkruan Periskopi.

Periskopi ka mësuar se të arrestuarit janë:

Endrit Behrami dhe Florijan Gashi nga Skënderaj.

Faton Hajrizi u vra dje nga autoritetet serbe, pasi dyshohet se një ditë më parë vrau një polic serb dje plagosi një tjetër, në Loznicë të Serbisë.