Ende asnjë gjurmë nga 26 vjeçari i cili u shpall i zhdukur nga e diela.

Kërkimet për të po vazhdojnë në malin e Pashtrikut.

Kështu thanë nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit.

“Ende nuk e kemi asnjë gjurmë. Kërkimi po vazhdon me dronë”, deklaroi një pjesëtar i ShKSh-së për Klankosova.tv.

Klankosova.tv ka siguruar edhe fotografi nga operacioni që po zhvillohet atje.

Bëhet e ditur se operacioni i kërkimit mund të vazhdojë sonte deri në orët e vona.