Kryeministri i Kosovës edhe njëherë ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve rreth Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në një përurim në QKUK, Kurti ka vendosur që ta injorojë pyetjen e drejtuar nga mediat rreth ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistimin e tij si dhe kërkesën e tij për t’u marrë në pyetje në zyrë.

“Dragash e në Malishevë duhet me shku…”, ishte përgjigja e shkurtër e tij kur dëgjoi pyetjen.

Kryeministri edhe më herët ka refuzuar sërish të deklarohet në lidhje me ftesën për intervistim lidhur me skandalin e rezervave shtetërore, në cilësinë e dëshmitarit, që ka marrë nga Prokuroria Speciale

“Do të shkoj në 7:30 në një koncert”, pati deklaruar para pak ditësh Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori thirrjen për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetori, për t’u paraqitur pranë këtij institucioni me datën 16.

Ai nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se prokurorët e rastit janë njoftuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’mund të ishte i pranishëm për intervistim pranë Prokurorisë Speciale, për shkak të agjendës së tij jashtë vendit.

Kurti, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervisohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

https://www.facebook.com/watch/?v=1311403860283605