Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit kanë kërcënuar një gazetar.

Policia njofton se arrestimi i tyre ka ndodhur ditën e enjte.

“Më 23.01.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit përmes rrjeteve sociale kanë kanosur viktimën mashkull kosovar (gazetar). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.