Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati e ka mohuar sot se është pjesë e ndonjë partie politike.
Ai tha se është i fokusuar në projekte që kanë të bëjnë me humanizmin.
Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta. Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike. Fokusimi im mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë”, ka thënë ai.