Zyra e Kryeministrit ka hapur një tender për “Furnizim me mallra”. Vlera e këtij tenderi shkon në 124 mijë euro. Me këto para parashihet të blihen disa televizorë, kamera, telefona…
Një sasi e madhe mallrash, me qindra produkte të ndryshme, parashihet të “zbarkojë” shumë shpejt në Qeverinë e Kosovës.
Zyra e Kryeministrit ka hapur një tender për “Furnizim me mallra të ndryshme të TI”, vlera e të cilit kap shumën e 124 mijë eurove.
Përmes këtij tenderi do të blihen disa televizorë, kamera, telefona, adapterë, vazhduese të rrymës, mausë, tastierë, aparatë për ftohjen e ujit, etj., shkruan Demokracia.com.
“Furnizim me mallra të ndryshme të TI – ritenderim. Vlera e parashikuar e kontratës: 124,000.00 euro. Njoftimi për kontratë më datë 04.07.2024, ndërsa ofertat do të pranohen deri më 29.07.2024”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit janë ndarë në tri pjesë mallrat që do të blihen. Por, secila pjesë e ka të cekur furnizim me mallra të ndryshme për IT, vetëm se shuma e parave dallon.
“E ndarë sipas loteve Grupi 1. LOT 1 Furnizim me mallra të ndryshme për IT. LOT 1 = € 63,800.00. Grupi 2. LOT 2 – Furnizim me mallra të ndryshme për IT LOT 2 = € 39,000.00. Grupi 3. LOT 3 Furnizim me mallra të ndryshme për IT LOT 3 = € 21,200.00”.
Zyra e Kurtit ka treguar permes një liste të gjatë se çfarë produktesh saktësisht do të blihen me 124 mijë eurot e planifikuara.
Sasia apo fushëveprimi i përgjithshëm (përfshirë të gjitha pjesët dhe opsionet nëse aplikohen) 44 lloje mallrash.
Pesë videoprojektora, 10 kufje, 15 kamera për desktop, 10 çanta llaptopi.
Pesë aparata për ftohjen e ujit.
50 kablla vazhduese të rrymës, me specifika të ndryshme.
50 adaptera për telefon Voip.
30 mausa, 30 tastiera, etj.
Një kamerë profesionale. Gjashtë televizora.
Një printer për shkrim në Braill, (Braille është një shkrim i prekshëm, që lexoni me majë të gishtave)
Një ekran Ultra portativ i Baillit dhe një etiketues personal digjital i zërit.
Printer për shkrim brail. /Demokracia.com/