Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në Prokurori Speciale për të dëshmuar për aferën për rezervat shtetërore.

Kajtazi ka thënë se nuk mund të kërkohet dorëzimi i Milan Radojiçiqit kur Kurti refuzon të bashkëpunojë me drejtësin e Kosovës.

Shkrimi i tij:

Si mund te kerkosh nga Milan Radojiçiqi qe t’i dorezohet drejtesise se Kosoves, nese kryeministri Albin Kurti retuzon te bashkepunoje me drejtesine e vendit te tij ne cilesi te deshmitarit?

Kjo qe po ben Kurti eshte perdhosje vlerash, insitucionesh, kushtetute.

Ai pret qe prokuroret ta marrin me force si deshmitar, per t’u viktimizuar per vota.

Prokuroria nuk guxon te bije ne kete gracke. Ka baze te mjaftueshme per ta arrestuar si te dyshuar per korrupsion ne rastin e rezervave shteterore, e jo ta marre me force si deshmitar.