Në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin në T7 këtë të hënë në studio të ftuar ishin Pajazit Jashari nga Lëvizja për Braktisjen e Fesë Islame dhe Osman Musliun, imam nga Drenasi.
Musliu nuk e përshëndeti Jasharin.
“Këtë s’po e përshendeti se nuk e meriton me e përshëndet, këta janë një lidhje e dështume prej fillimit. Nuk po flas për eksremitsat fetarë se këta edhe ata janë dy ekstreme që po e dëmtojnë shoqërinë tonë”, tha ai.
Debati nisi menjëherë kur hoxha e quajti të konvertuar bashkëbiseduesin.
“Unë ma së pari këta i kam pa në një stallë të lopëve atje në Deçan se njëherë e kanë mbajtë një takim në një restaurant, tani pronari i ka përzënë prej atje kur e ka mësu arsyen”, tha Musliu.