Edhe Altin Zogaj arriti të dalë fitimtar në ndeshjen që po zhvillohet sonte.

Ai e fitoi brezin “IBO” në kategorinë e peshave gjysmë të rënda, ku kundërshtar e kishte boksierin nga Tanzania Joseph Maigwisya.

Zogaj pas fitorës tha “Jam krenar që jam shqiptar”, ndërsa falënderoi edhe Klan Kosovën për transmetimin.

Para tij, kosovari me nënshtetësi zvicerane Eris Bajra, fitoi titullin “IBO World Youth”, në kategorinë e peshave të lehta.

Më interesantja e meçeve të kësaj nate është ai i nipit të Luan Krasniqit, Adrianit, i cili do të grushtojë me qëllimin për të fituar brezin WBO Intercontinental.

Ndeshjet po zhvillohen në MHP Arena në Ludëigsburg, ndërsa po transmetohen në Klan Kosova.