Dy prej luftëtarëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi e Salih Mustafa, sot festojnë ditëlindjen. Jakup Krasniqi mbush 74 vjet kurse Salih Mustafa 53 vjet.

Edhe këtë ditëlindje luftëtarët e lirisë tash e katër vite po e presin në Gjykatën Speciale në Hagë.

Salih Mustafa është i dënuar me 15 vjet, përderisa gjykimi për Jakup Krasniqin po vazhdon.