Ish kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ka bërë paraqitjen e parë publike pas lirimit me kusht nga Gjykata e Hagës. Por këtu nuk qëndron e veçanta e këtij lajmi. Rëndësia është të fakti që ish zyrtari i lartë i PDK-së, është shaqur në një aktivitet të Nismës Socialdemokrate krah Fatmir Limajt dhe Xhevahire Izmakut gjatë një takimi me qytetarët e Prizrenit.
Prezencën e Kilajt në këtë takim të Nismës e ka shfaqur, Fatmir Limaj duke thënë se më mbështetjen që po merr nga qytetarët, i garantojnë partisë së tij fitore të madhe.
“Së bashku me kryetarin e degës Zafir Berisha dhe bashkëpunëtorë, bashkëbiseduam dhe u koordinuam për vazhdimin e aktivitetit dhe nevojën e NISMA-së karshi zhvillimeve politike në vend.
Nga Prizreni morëm përkrahjen për qëndrimet tona politike, duke u zotuar se aktiviteti jonë në shërbim të vendit do të vazhdojë në çdo situatë.
Fryma pozitive po na përcjellë gjithëandej dhe suksesi i NISMA-së tashmë është i garantuar!”, ka shkruar Limaj në facebook.