Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ish-ministrit Bajram Hasani, Bashkim dhe Malë Krasniqi, të cilët akuzoheshin për keqpërdorime rreth “Zonës ekonomike” të Malishevës, kurse ka liruar nga akuza Hajdin Berishën, Faton Thaqin, Ahmet Rrahmanajn dhe Nazimi Kafexhollin.
Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të enjten, nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij aktgjykimi, Begaj dhe Hasani janë dënuar secili me nga 2 vite e 6 muaj burgim, kurse Bashkim dhe Malë Krasniqi me nga 2 vite burgim.
Ndërkaq, Berisha, Thaçi, Rahmanaj dhe Kafexholli u liruan nga akuza pasi që gjykata nuk ka arritur të provojë se të njëjtit kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkoheshin.