Deputeti Eman Rrahmani të martën në mëngjes në një konferencë për media ka konfirmuar se ka braktisur Vetëvendosjen bashkë me Visar Korenicën, për të krijuar koalicion me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, të cilin e kanë titulluar “Lista për Familjen”
Gjatë prezantimit të këtij koalicioni në mesin e tyre është parë edhe Armend Agolli, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ishte kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës.