Dy ish-nënkryetarët e komunave paralele serbe në veri po intervistohen sot nga policia.

Atyre dhe zyrtarëve të tjerë iu është dërguar ftesa për t’u paraqitur në stacion në veri.

Klankosova.tv merr vesh se Ivan Zaporozhac aktualisht është duke u intervistuar në stacionin policor, ndërsa nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq do të intervistohet sot në veri në orën 16:00.

Po ashtu ftesë për paraqitje ka pasur edhe Ivan Todosijeviq, kryetar i komunës paralele të Zveçanit.

Thirrje për intervistim ka pasur gjithsejt ndaj pesë personave, zyrtarë të komunave paralele.

Më 30 gusht autoritetet e Kosovës, kanë realizuar një aksion ku janë mbyllur pesë komuna paralele serbe.