Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer në mëlqi e që e ka kupruar pas një sërë ekzaminimesh të kryera në Klinikën Onkologjike në Prishtinë.
Koci njofton se mjeku i ka përshkruar terapinë dhe një medikamenti esencial për trajtimin e këtij lloj kanceri e që sipas tij, edhe pse ky ilaç ndodhet në listën esenciale të barnave, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ai të shpërndahet vetëm për pacientët që vuajnë nga kanceri i mushkërive dhe i lëkurës, shkruan.
“Në përputhje me protokollet shëndetësore ndërkombëtare, mjeku më përshkroi terapinë standarde, që përfshin edhe përdorimin e një medikamenti esencial(Pembrolizumab) për trajtimin e këtij lloj kanceri. Këtë formë të mjekimit me kanë rekomanduar edhe onkolog te huaj nga klinika onkologjike me renome botërore. Për fat të keq, edhe pse ky ilaç ndodhet në listën esenciale të barnave, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ai të shpërndahet vetëm për pacientët që vuajnë nga kanceri i mushkërive dhe i lëkurës, duke lënë jashtë pacientët, si mua, që vuajnë nga kanceri i mëlçisë. Ky ilaç nuk gjendet në tregun e rregullt dhe mund të sigurohet vetëm në mënyrë ilegale, me një çmim të papërballueshëm, deri në 8,000 euro për një dozë”, ka thënë Koci.