Komunikimet që rrodhën nga një grup në Viber ku bënin pjesë zyrtarët më të lartë të LDK-së, e kanë trazuar partinë më të vjetër në vend, duke shfaqur një nivel të caktuar problemesh dhe pakënaqësish të brendshme. Për këtë çështje është deklaruar ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca, gjatë intervistës që pati në Frontal në T7.
Ai tha se “kolegët që kanë ngritë shqetësimet që të gjitha faktet dhe argumentet t’ia japin prokurorisë në mënyrë që LDK të mos dalë e lënduar”.
Ai tha se në këtë rast LDK duhet të mbajë një qëndrim, apo të “anojë”, a i dënon dhe a e fton prokurorinë nëse ka dyshime për keqpërdorim votash.
“Nuk është një situatë e këndshme, është opinioni i imi është për keqardhje një situatë e tillë në LDK. Por e shoh edhe me sy pozitiv se LDK-ja ka edhe debat për dallim prej partive të tjera…LDK duhet me dal me qëndrim politik, kryesia e LDK-së me marrë anë, a i dënon ai gjykon dhe a e fton prokurorinë nëse ka dyshime. Apo e mbyll çështjen me një marrëveshje…”, tha Grainca në Frontal.