Një granatë dore ka shpërthyer mesnatën e së hënës në Zveçan, në Zyrën e Postës së Kosovës.
Ndërsa një tjetër u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga Policia e Kosovës.
Nga kjo ngjarje nuk ka ndonjë person të lënduar.
Lidhur me rastin për Klan Kosova është deklaruar kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.
Peci tha se këto sulme po janë të shpeshta.
“Sipas informatave të sakta që i kam, është i njëjti grup që po i bën këto sulme”, deklaroi ai për Klan Kosova.
Ai theksoi se qëllimi i sulmeve është të frikësohen qytetarët e kësaj komune.
“Unë e kam një kërkesë ndaj qytetarëve që nuk kanë nevojë të kenë frikë”, shtoi Peci për Klan Kosova.
“Vetë sa kam informacion nga policia e Kosovës ka marr masa dhe së shpejti do ta zbulojë grupin”, deklaroi kreu i Zveçanit