Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 53 mijë euro vetëm nga 6 vendimet e fundit të marra nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Një prej arsyeve ishin edhe ngritja e tre gishtave nga mbështetës të kësaj partie, në tubimin që partia e Albin Kurtit e mbajti në Skënderaj më 27 janar.

PZAP ka evidentuar këtë provokim me simbolin serb në një vend të prekur shumë nga lufta me Serbinë.