Imer Imeri përmendi rrahje, tortura e keqtrajtime gjatë dëshmisë së tij në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai pohoi se ishte takuar me Thaçin dhe se me të kishin biseduar për këtë çështje.

“Po, e kam pyet. Tha se nuk e ka ditë. Ka thënë më vjen keq”, tha Imeri, duke e përshkruar kështu një takim “në fund të vitit 2016, në fillim të vitit 2017”.

Ai tha se Thaçi ishte i vetmi që kërkoi që këto raste të zbulohen.

“I vetmi Hashim Thaçi ka kërku në media që të zbulohen këto raste, vrasjet e LDK-së dhe e ka thirrë prokurorin e përgjithshëm në atë kohë dhe ai u deklaru”, tha Imeri.

Ai tha se nuk është kontaktuar nga ndokush tjetër nga UÇK-ja për rastin e tij pas luftës, ndërsa u përgjigjej pyetjeve të mbrojtëses së viktimave, Maria Radziejowska.